Inteligjenca artificiale ndihmon në rikthimin e një pikture të vjedhur 20 vjet më parë
Një pikturë e shekullit XVII, e vjedhur nga një kishë në Itali para dy dekadash, është identifikuar dhe rikthyer në vendin e saj falë inteligjencës artificiale. Zbulimi u bë në vjeshtën e vitit 2024, kur policia italiane përdori një sistem të inteligjencës artificiale për të analizuar fotografitë e realizuara në panairin e antikuarëve “Mercanteinfiera”, një ngjarje që mbledh ekspozues nga vende të ndryshme të Evropës. Sistemi identifikoi një pikturë vaji që paraqiste një grua të re duke mbajtur një pergamenë. Ajo ngjante me një vepër të shekullit XVII, që paraqet Shën Agnesën dhe që ishte vjedhur nga kisha Virgo Potens, në qytetin Sulmona, në rajonin e Abruzzos. Piktura kishte pësuar edhe ndryshime gjatë viteve. Në veprën origjinale, Shën Agnesa mbante në krah një qengj, por...
Burimi:
kultplus.com