Integrimi në BE dhe përfitimet, Shqipëria nis negociatat për Roamingun europian! Zbulohen dokumentet dhe kushtet
Shqipëria ka nisur negociatat për përfshirjen në zonën europiane të roaming-ut. Komisioni Europian njoftoi hapjen e procesit me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pas miratimit në qershor nga Këshilli Europian të propozimit të komisionit të shkurtit të këtij viti. Ndërsa ende nuk dihet se me çfarë objektivash ekonomike dhe teknike po hyn pala shqiptare në këtë proces, Televizioni Publik siguroi dokumentin që zbardh se çfarë do të negociohet juridikisht që do të sjellë uljen e tarifave si një efekt fundor. Grupi i gjerë i aspekteve përfshin mbi përafrimin me rregullat europiane për çmimet mes operatorëve, edhe mbrojtjen e konsumatorit, kufijtë e përdorimit të drejtë, mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjes, kufizimet e tarifave me shumicë, pra çmimet që operatorët celularë i faturojnë njëri-tjetrit për përdorimin...
Burimi:
javanews.al