Integrimi/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

Integrimi/ BE po shqyrton planin, Shqipëria mund të ketë Komisionerë në Bruksel para anëtarësimit! Strategjia e re prezantohet më 6 tetor

Shqipëria dhe Mali i Zi mund të emërojnë një komisioner në Bruksel edhe përpara se të bëhen zyrtarisht vende anëtare të Bashkimit Europian. Kjo është një nga idetë që po shqyrton Komisioni Europian në kuadër të strategjisë së re të zgjerimit, sipas një raportimi ekskluziv të “The Rapporteur”, që bazohet në dokumente të brendshme të institucionit. Sipas raportimit, propozimi synon t’u japë vendeve kandidate një rol më të madh gjatë periudhës mes nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit dhe ratifikimit të tij nga të 27 shtetet anëtare të BE-së, një proces që mund të zgjasë me vite. Dokumentet e cituara nga The Rapporteur parashikojnë që shteti kandidat të ketë mundësinë të emërojë një komisioner, i cili do të marrë pjesë në mbledhjet e Kolegjit të Komisionerëve...