Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, pohon se vendet kandidate që përmbushin kriteret në fusha të caktuara mund të përfitojnë nga një integrim i pjesshëm në Bashkimin Europian edhe përpara anëtarësimit të plotë. Në një intervistë për Deutsche Welle, Kos tha se ideja e integrimit gradual po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, në një kohë kur situata gjeopolitike kërkon përshpejtimin e afrimit të vendeve kandidate me BE-në. Sipas saj, procesi i anëtarësimit i bazuar në meritë kërkon kohë, por kjo nuk do të thotë se vendet kandidate duhet të presin deri në anëtarësimin e plotë për të përfituar nga mundësi të caktuara që ofron Bashkimi Europian. ‘Nëse duam të arrijmë qëllimin tonë, dhe qëllimi ynë është një Europë e sigurtë dhe e qëndrueshme, e...