INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

Numri i aksidenteve rrugore në vend është rritur me 6% në nëntë muajt e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-shtator janë regjistruar 1,090 aksidente, nga 1,028 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga aksidentet kanë mbetur të vrarë ose të plagosur 1,508 persona, nga 1,441 në janar-shtator 2025, me një rritje prej 4.6%. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, me 401 raste në nëntë muaj, nga 306 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 31%. Rreth 37% e aksidenteve të regjistruara në shkallë vendi në total janë të përqëndruara në kryeqytet. Numri i personave të vrarë dhe...