INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit
Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike dhe 12,5% më shumë net-qëndrime, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave (INSTAT). Sipas të dhënave, në gusht të këtij viti u akomoduan 969 255 vizitorë, kundrejt 878 901 vizitorëve në të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja përfshiu si vizitorët rezidentë, me 9%, ashtu edhe ata jorezidentë, me 10,7%. Net-qëndrimet e vizitorëve jorezidentë u rritën me 13,4%, ndërsa ato të rezidentëve me 9,8%, duke bërë që numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve të shënojë një rritje prej 12,5%. Kosova kryeson listën e vendeve të origjinës së vizitorëve të huaj të akomoduar në Shqipëri, me 17% të totalit. Pas...
Burimi:
kultplus.com