Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, indeksimi me inflacionin prej 2.1% do të gjenerojë rreth 5.4 miliardë lekë (rreth 58 milionë euro) të ardhura shtesë nga tatimet dhe doganat, kryesisht përmes TVSH-së dhe efektit të ndryshimit të çmimeve në vlerën e importeve. Për shkak se TVSH-ja llogaritet si përqindje e çmimit, çdo rritje e tij rrit edhe shumën e tatimit që paguajnë qytetarët për të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh. Për rrjedhojë, arka e shtetit arkëton më shumë, edhe nëse konsumi nuk rritet. Sipas dokumentit të parashikimit të të ardhurave për vitin 2027, të ardhurat nga tatimet dhe doganat pritet të arrijnë në 583.5 miliardë lekë, nga 536.2...
Burimi:
gijotina.com