Inflacioni ngadalësohet, por çmimet vijojnë rritjen, transporti shtrenjtohet me 12.4%
Çmimet vijojnë të shtrenjtohen krahasuar me një vitë më parë, pavarësisht ngadalësimit të inflacionit në muajin shtator. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në shtator të 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit në 2.9% nga 2.4% që ishte në vitin 2025. Teksa inflacioni në muajin gusht të këtij viti shkoi në 3.2%. Kontributin më të madh e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 0.96 pikë përqindjeje, të ndjekura nga transporti me 0.81 pikë dhe qiratë me 0.54 pikë përqindjeje. Krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, rritjen më të lartë e regjistroi transporti, me 12.4%. Shtrenjtimi u vu re edhe te argëtimi dhe kultura, me 5.9%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën mesatarisht me 2.8%.Brenda grupit të ushqimeve, peshku u shtrenjtua me 9.6%,...
Burimi:
javanews.al