Infermieria e Juventus mbushet plot, trajneri Spalletti pret përgjigjet e analizave të 3 lojtarëve

Infermieria e Juventus mbushet plot, trajneri Spalletti pret përgjigjet e analizave të 3 lojtarëve

Te Juventus po përballen me një krizë të rëndë dëmtimesh, me rrezikun që edhe më shumë lojtarë të përfundojnë në infermieri gjatë kësaj jave. Sot, stafi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e McKennie, Cabal dhe Alajbegovic. Të tri këta lojtarë pësuan goditje gjatë ndeshjes së fituar ndaj Napoli në “Allianz Stadium”. Ata do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore në orët në vijim. Amerikani, i cili u detyrua të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve, ka probleme me muskujt adduktorë. Situata duket më pak shqetësuese për Alajbegovic, i cili kërkoi të zëvendësohej pasi shënoi, por ka shumë gjasa të bëhet fjalë vetëm për lodhje. Më pas është Cabal, i cili ishte rikthyer plotësisht në fushë më pak se një muaj më pare. Ekziston frika se mund të ketë...