“Infantino do të rizgjidhet pa probleme në krye të FIFA-s, Milani nuk mund të jetë mediokër”

“Infantino do të rizgjidhet pa probleme në krye të FIFA-s, Milani nuk mund të jetë mediokër”

Zvonimir Boban, ish-mesfushori i Milanit dhe ish-drejtues i futbollit në UEFA, ka folur pa doreza për disa prej temave më të nxehta të futbollit, nga zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s te Milani dhe talenti kroat i Interit, Petar Sučić: “Konflikti mes FIFA-s dhe UEFA-s? Besoj se në fund gjithçka do të qetësohet, askush nuk do t’i shpallë luftë askujt. Pavarësisht disa gabimeve, të cilat edhe unë i kam kritikuar, nuk duhet të hedhim poshtë gjërat e mira që ka bërë Infantino. Në fund do të votohet për Infantinon. Nuk besoj se do të ketë opozitë dhe, nëse do të ketë, nuk do të ketë forcën për ta mundur. Ai ka nën kontroll Azinë, ndërsa Amerika e Jugut dhe Afrika kanë qëndruar gjithmonë me të. Nuk...