Industria e dramave koreane kërkon fond prej 746 milionë dollarësh për të shpëtuar prodhimin e K-dramave
Dymbëdhjetë organizata të industrisë audiovizuale në Korenë e Jugut kanë paralajmëruar se baza e prodhimit të dramave televizive në vend po përballet me rrezik serioz dhe i kanë bërë thirrje qeverisë të krijojë një fond investimi prej 1 trilion wonësh, rreth 746 milionë dollarë, për të mbështetur prodhimin e serialeve të njohura si K-drama. Dramat koreane kanë fituar popullaritet të madh në mbarë botën, por numri i tyre ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Korea IR Service, nga 141 tituj të prodhuar më 2022, numri ka rënë në rreth 115 në vitin 2025. Rënia është edhe më e theksuar te televizionet vendore. Tri rrjetet kryesore televizive në Korenë e Jugut e kanë zvogëluar prodhimin e dramave nga 91 tituj më...
Burimi:
kultplus.com