Incidenti i rëndë në Elbasani-Vllaznia/ “Bie çekani” i Disiplinës, pezullim i rëndë për Xhaferrin, dënohet edhe trajneri Martini – Balkanweb.com – News24

Incidenti i rëndë në Elbasani-Vllaznia/ “Bie çekani” i Disiplinës, pezullim i rëndë për Xhaferrin, dënohet edhe trajneri Martini – Balkanweb.com – News24

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin për incidentin e rëndë të ndodhur pas ndeshjes Elbasani–Vllaznia, duke dënuar me 15 ndeshje pezullim presidentin e Vllaznisë, Alban Xhaferri. Ngjarja ndodhi pas përfundimit të takimit, teksa asistenti i dytë i arbitrit, Ergys Spahiu, po drejtohej drejt tunelit që të çonte në dhomat e zhveshjes. Në atë moment, mes tij dhe presidentit të Vllaznisë pati një përplasje, ku Xhaferri e goditi me grusht asistentin. Episodi u filmua dhe pamjet qarkulluan me shpejtësi në rrjetet sociale, me reagimet që ishin të shumta në opinionin sportiv dhe jo vetëm. Në videot e ndryshme të publikuara, shihet momenti i tensionuar dhe ndërhyrja e menjëhershme e personave të sigurisë, të cilët u përpoqën të ndalonin përshkallëzimin e situatës. Pas shqyrtimit të materialeve dhe...