Incident në fluturimin Zürich–Prishtinë, pasagjerët përjetojnë momente shqetësuese
Incident pas mbërritjes së fluturimit nga Cyrihu në Aeroportin e Prishtinës Një incident është raportuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, pas mbërritjes së një fluturimi nga Cyrihu. Sipas informacioneve të raportuara nga Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, në platformën 201 B, ku ndodhej avioni i ardhur nga Zvicra. Sipas raportimeve, një 25-vjeçar, shtetas zviceran, dyshohet se kishte shkaktuar shqetësime gjatë fluturimit dhe më pas situata kishte vijuar edhe pas aterrimit. I riu, i identifikuar me inicialet L.B., dyshohet se ka tentuar të godasë një punonjës të aeroportit, i cili ishte në detyrë si mbikëqyrës i platformës. Pas incidentit, personi është shoqëruar në zyrën e Policisë në Aeroport, ku janë kryer procedurat përkatëse. Gjatë procedurave, sipas raportimeve, atij...
Burimi:
lajme.al