Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit ndaj gazetares kërkon një akuzë të re penale

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas përplasjes mes ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe gazetares Klodiana Lala, duke e cilësuar ngjarjen si një përpjekje për shantazh dhe intimidim ndaj gazetares. Zhupa thekson se Klodiana Lala ka denoncuar prej vitesh aferat dhe skandalet e pushtetit, edhe në kohën kur protagonistët e tyre ishin në kulmin e pushtetit dhe kishin në dispozicion institucionet shtetërore. Sipas saj, SPAK nuk duhet të qëndrojë mënjanë dhe duhet të vlerësojë edhe përgjegjësinë penale që mund të rrjedhë nga kjo sjellje. Reagimi i Ina Zhupës: Një akuzë e re penale duhet shtohet për Vlora Hysenin pikërisht për shantazh dhe intimidim të gazetares Klodiana Lala. Ajo që ndodhi sot me gazetaren Klodiana Lala është shumë më tepër se një përplasje...