Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

Imunitet Guvernatorit! Balla: Do gëzojë të drejtat e homologëve të tij në BE. Ligji ka marrë “dritën jeshile” nga KE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me votimin në Kuvend të Ligjit për Bankën e Shqipërisë, duke thënë se “shumica e shqetësimeve të ngritura për imunitetin e guvernatorit, janë dezinformim”. Balla deklaroi se ndryshimet ligjore synojnë që guvernatori i Bankës së Shqipërisë të gëzojë të drejta dhe imunitete të njëjta me ato të guvernatorëve të bankave qendrore në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ai theksoi gjithashtu se ligji i ri për Bankën e Shqipërisë, i miratuar gjatë seancës së sotme parlamentare, ka marrë miratimin e Komisionit Europian. Sipas Ballës, edhe neni 72, i cili trajton konkretisht “imunitetin e guvernatorit”, është pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian. “Pas 3-4 vitesh ne do të...