Imer Topanica: A me i dashtë, a me i urrye dritaret?

Imer Topanica: A me i dashtë, a me i urrye dritaret?

Imer Topanica: A me i dashtë, a me i urrye dritaret? - ObserverKult Ai qe nji mjeshtër gurësh. Fort i njohun në tan vilajetin, madje edhe përtej. Ajo nji çikë prej nji dere të njohun. E bukur sa të thuesh… E si në tana tregimet e thuruna për dashninë, edhe këtyne dyve iu ra puna me u takue krejt rastësisht (ani që rastësia nuk ekziston në këtë dynja). U dashunuen fill, siç dashunohet ndonjëherë stuhia në detin, rrebeshi i shiut në fushën, era në kreshtën, uria në varfninë, urrejtja në luftën, jeta në lirinë, e kështu me radhë. Aq u dashunue e bija e botës sa kudo që shihte mure, a gurë të radhitun, në mungesë të ashikut, donte me i përqafue. Ai ndërkaq, në...