Illija Sërdanoviq për REL: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

Illija Sërdanoviq për REL: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thotë Illija Sërdanoviq, i pari në listën që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Sërdanoviq thotë se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit. Kjo vlen për marrëveshjet politike, ndërsa sa u përket kontratave me kompanitë e huaja për investime në Serbi, ato do të respektohen “nëse janë në përputhje me sistemin juridik të Serbisë dhe aktet ndërkombëtare”. Sërdanoviq thekson, gjithashtu, se Serbia do...