Ilir Meta nga qelia: Rama delirant! Nuk njeh Gjykatën Kushtetuese dhe as parimin e shtetit të së drejtës
Presidenti i arrestuar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pasi maxhoranca e qeverisë Rama miratoi mbrëmë me 84 vota formulën e re të pagave për magjistratët. Meta shpreh shqetësimin serioz edhe për një krizë tjetër absurde të krijuar midis GJKKO të Shkallës së Parë dhe Dhomës së Avokatisë, e cila dëmton rëndë parimet e mirëadministrimit të drejtësisë dhe proceset e rregullta ligjore penale. “Miratimi dje me kokëfortësi nga Kuvendi, nën diktimin e Edi Ramës, i ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pa konsultimin me grupin e interesit madje duke injoruar edhe Shoqatën Europiane të Gjyqtarëve, është tregues i papërgjegjshmërisë totale të një deliranti, i cili nuk njeh as Gjykatën Kushtetuese dhe asnjë parim të shtetit të së drejtës. Të gjitha...
Burimi:
gijotina.com