Iku xhelati që projektoi kushtetutën e 1976!

Iku xhelati që projektoi kushtetutën e 1976!

Nga Besim Ndregjoni/ Duke parë mediat sociale më rastisi një njoftim nga Akademia e Shkencave një institucion  politik aspak Akademik, vazhdimësi e mbrojtëse e diktaturës komuniste që njoftonte me “dhimbje” të thellë humbjen e Akademikut Jurist Luan Omari mosha 101 vjeçare, I vetmi Jurist i diktaturës komuniste që kishte projektuar dhe realizuar Kushtetutën kriminale të vitit 1976 që e kthente me ligj partinë komuniste në një parti shtet kriminal ku drejtësia të ekzekutonte në emër të partisë. Dhe nga viti 1976 gjenocidi ndaj shqiptarëve antikomunistë u bë ligj kushtetues nga ky Akademik i jurisprudencës alla demokratike shqiptare. Këta që banë ligje për pushkatime e burgime për diktaturën emërohen dhe thirren Akademik, në pluralizmin komunist demokratik shqiptar. Nipin e diktatorit Enver Hoxhës pushteti demokratik shqiptar i...