Ikja asht shpëtimi. Nuk ke rrugë tjetër

Ikja asht shpëtimi. Nuk ke rrugë tjetër

Nga Çun Lajçi/ Sot në mëngjes e pashë njanin tue folë me vetveten. M’erdhi gjynah! Ishte futë ma në fund në zyrën e Kryeministrisë. Si urithi, shikonte e fliste. U trishtova. Njeriu që s’kishte ba gjumë tanë natën, tash po pinte kafe e po i fliste nji guri; nji guri që kishte dalë prej dorës së nji djaloshi në bulevard, kur ai përpiqej me mbrojtë veten prej tymit, shkopinjve e plumbave të gomës. Sa makabre! Nji Kryeministër po shpjegonte pse s’duhej të ikte ai e pse s’duhej të vinte nji «neoballist», nji «neokomunist»… Kështu fliste ajo gërdosi që mban rruaza e penj laramanë, ngjyrëngjyra, në dorën e djathtë, ani pse majtak asht, socialist muti asht! Tregonte pse duhet me hangër gurë, jo bar, siç thoshte...