IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vrasjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast që shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare. Hind Rajab ishte një nga shtatë anëtarët e një familjeje që po përpiqej të largohej nga bombardimet në qytetin e Gazës në janar 2024, kur automjeti i tyre u godit nga armë zjarri. Vajza pesëvjeçare mbijetoi fillimisht nga sulmi, ndërsa disa prej familjarëve të saj u vranë. Ajo arriti të kontaktonte me punonjësit e Shoqatës Palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe dhe qëndroi në telefon për orë të tëra, duke kërkuar ndihmë. Ambulanca e dërguar për ta shpëtuar u godit gjithashtu dhe, disa ditë më vonë, trupat e Hind Rajab, familjarëve të saj dhe dy ndihmësve...