Identifikohet shqiptari i vrarë në Itali/ E lidhën dhe e ekzekutuan në makinë, automjetin më pas e hodhën në lumë
Një 35-vjeçar shqiptar është identifikuar si viktima e vrasjes së rëndë në San Giorgio delle Pertiche, në Itali. Bëhet fjalë për Ferdinant Hotin, banues në Mirano, trupi i të cilit u gjet në një Fiat Bravo të zhytur në lumin Tergola. Identifikimi u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe provave të tjera të mbledhura nga hetuesit. Sipas autopsisë, 35-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, ndërsa në momentin e ekzekutimit i kishte duart të lidhura. Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se viktima kishte ndërruar jetë para se trupi të hidhej në ujë, pasi nuk u gjetën shenja uji në mushkëri. Karabinierët po rindërtojnë lëvizjet e shqiptarit gjatë mbrëmjes së 7 shtatorit, ndërsa po analizohen kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar...
Burimi:
gijotina.com