Identifikohet i plagosuri me armë zjarri në Lezhë, në gjendje të rëndë te Trauma
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Ai ka marrë një plagë në pjesën e barkut. Pas ndihmës së parë të marrë në Spitalin Rajonal të Lezhës, Pikuli është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar. Policia: Rrethanat ende të paqarta Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në Manati. Rrethanat dhe autorësia e plagosjes mbeten ende të paqarta. “Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia. Shërbimet...
Burimi:
gijotina.com