Ibrahimaj: 1179 aplikime në Startup Albania, mbështetja do të vijojë edhe për ata që nuk u shpallën fitues
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj reagoi sot pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes së fituesve të Startup Albania 2026, duke vënë theksin te mbështetja për të gjithë aplikantët, përfshirë edhe ata që nuk u shpallën fitues. Ibrahimaj solli në vëmendje rastin e Kreshnik Markut, një prej aplikantëve të këtij viti, i cili nuk u përzgjodh mes fituesve, por vlerësoi transparencën e procesit. Sipas ministres, ky rast dëshmon rëndësinë e një ekosistemi ku të rinjtë nxiten të provojnë, të marrin feedback, të përmirësojnë idetë dhe të rikthehen me projekte më të konsoliduara. “Çdo ide meriton një mundësi. Dua të përqendrohem tek 1179 aplikimet pas të cilave ka njerëz ka net pa gjumë, ide të zhvilluara ndër vite dhe mbi të gjitha guxim për të...
Burimi:
kohajone.com