“Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika”, 41 vepra të mjeshtrit shqiptar ekspozohen në Tiranë
Ibrahim Kodra Më 23 shtator, në Tiranë hapet ekspozita e kushtuar një prej emrave më të rëndësishëm të artit shqiptar të shekullit XX, Ibrahim Kodra. “Ibrahim Kodra – Deti dhe Muzika” do të prezantohet në ambientet e Bankës së Shqipërisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 23 nëntor. Ekspozita sjell 41 vepra të realizuara nga Kodra gjatë viteve 1947–1999, duke vendosur në qendër të saj universin artistik të piktorit shqiptar, ku ndërthuren deti, muzika, figuracioni dhe mitologjia. Përmes ngjyrave, formave dhe kompozimeve të tij karakteristike, ekspozita synon të rikthejë në vëmendje një krijimtari që e vendosi Ibrahim Kodrën në skenën e artit modern evropian dhe e bëri atë një nga përfaqësuesit më të veçantë të postkubizmit. Ekspozita është...
Burimi:
kultplus.com