I zhvati 15 mijë euro dhe kërcënonte gruan polake, i riu shqiptar në Greqi e pëson keq
Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqiptar për mashtrim dhe kërcënim. Sipas mediave greke, gruaja pretendon se i riu e ka bindur t’i jepte më shumë se 15 mijë euro gjatë viteve 2023 dhe 2024. Në kallëzimin e saj, 44-vjeçarja deklaron se 28-vjeçari i ka dhënë informacione të rreme dhe pretendime që nuk përputheshin me realitetin. Në bazë të këtyre pretendimeve, ajo i ka dhënë atij para në disa këste. Shuma totale e paguar, sipas denoncimit, arrin në 15,417 euro. Ajo thot gjithashtu se më vonë ka kuptuar se ishte mashtruar dhe i kërkoi 28-vjeçarit t’i kthente paratë. Por, sipas saj, situata mori një tjetër drejtim, pasi i riu dyshohet se e ka kërcënuar, duke i...
Burimi:
argjiroja.net