I zhdukur pas sulmit në Detin e Zi, familja e Erkan Nikës kërkon ndihmë nga shteti shqiptar

I zhdukur pas sulmit në Detin e Zi, familja e Erkan Nikës kërkon ndihmë nga shteti shqiptar

Familja e Erkan Nikës, 28-vjeçarit shqiptar që punonte si inxhinier i dytë në anijen turke të mallrave “Aroyat”, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të përfshihen në përpjekjet për gjetjen e tij. Anija u sulmua me dronë në Detin e Zi, pranë portit të Novorossiyskut. Babai i të riut, Rexh Nika, kërkoi që autoritetet dhe institucionet shëndetësore në zonën përreth Detit të Zi të kontrollojnë regjistrat për persona të plagosur apo të paidentifikuar. Ai foli për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. “U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat për pacientë të paidentifikuar, persona të plagosur ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi....