“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

Nga Strasburgu, ku mbajti fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi një qëndrim ndërkombëtar, për atë që vetë lideri i opozitës e quan “narkoshtet”, duke iu referuar qeverisjes socialiste të Edi Ramës dhe duke nxirë përsëri Shqipërinë para ndërkombëtarëve. Berisha e akuzoi kundërshtarin e tij politik për largimin e shqiptarëve nga vendi. “Kjo është tërësisht pasojë e narkoshtetit shqiptar, i cili është narkoshteti i vetëm në botë, por fatkeqësisht ende i panjohur dhe i pavlerësuar si i tillë nga Evropa. Shqipëria është eksportuesja e parë e kanabisit, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Është jetike një qëndrim ndërkombëtar ndaj këtij narkoshteti, për të shpëtuar kombin”. Në fjalën...