“I tmerrshmi i Beratit”/ Kreu i grupit të kokainës me lule arrestohet në Greqi, kërkohej për vrasje në Shqipëri (EMRI)
Lulzim Caka GREQI- Policia greke ka zbardhur identitetin e një prej personave të dyshuar si drejtues i një grupi kriminal shqiptar, i cili është vënë në pranga pas një operacioni për trafikun e 84 kilogramëve kokainë nga Kolumbia drejt Greqisë. Bëhet fjalë për Lulzim Cakën, emër i njohur në Shqipëri që prej trazirave të vitit 1997. Sipas informacioneve të bëra publike, Caka është arrestuar së bashku me djalin e tij në një vilë, ku gjatë kontrolleve janë gjetur rreth 2 kilogramë kokainë, kimikate dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Në banesë është sekuestruar gjithashtu një pistoletë dhe një automjet luksoz. Hetimi lidhet me një ngarkesë prej 84 kilogramësh kokainë, e cila dyshohet se është trafikuar nga Kolumbia dhe...
Burimi:
zeri.ai