I shpëtoi jetën Rozalinda Plakut, kryepolici Hita ngre në detyrë Mariglen Koroveshaj

I shpëtoi jetën Rozalinda Plakut, kryepolici Hita ngre në detyrë Mariglen Koroveshaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vlerësuar punën dhe reagimin e efektivëve të DVP Fier gjatë disa ngjarjeve të rënda kriminale. Në mënyrë të veçantë, Hita ka vlerësuar ish-shefin e Stacionit të Policisë Roskovec, komisar Mariglen Koroveshaj, duke i akorduar gradën policore Kryekomisar. Koroveshaj do të nisë një detyrë të re në strukturat e DVP Berat. Sipas drejtorit të Përgjithshëm, vendimi për promovimin erdhi pas ndërhyrjes së Koroveshajt në një situatë pengmarrjeje, ku një vajzë mbahej e izoluar nga ish-i dashuri i saj, pasi ky i fundit kishte vrarë më parë prindërit e saj. Hita tha se efektivi zgjodhi komunikimin dhe negocimin, duke arritur të krijojë kontakt me autorin, të menaxhojë situatën dhe të mundësojë shpëtimin e vajzës. Në takim u...