I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

Një person me rezikshmëri të lartë shoqërore është kapur në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari ishte i dënuar me 21 vite burg e 9 muaj e 20 ditë për disa vepra penale të kryera. I arrestuari është identifikuar si Orando Çeta, 40 vjeç, banues në Tiranë. Lokalizimi i tij u bë në zonën e Saukut ndërsa mësohet se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Triestes për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i ka mbetur për të vujatur edhe 20 vite e 6 muaj, ndërsa po kryhen procedurat për ekstradimin e tij...