I riu shqiptar humb jetën në Itali, e godet teleferiku në pyjet e Bolonjas

I riu shqiptar humb jetën në Itali, e godet teleferiku në pyjet e Bolonjas

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës. Viktima është identifikuar si Shkëlzen Pali, i cili jetonte prej disa vitesh në Itali. Ngjarja ka ndodhur teksa 35-vjeçari po punonte në pyll, në kuadër të aktiviteteve për prerjen dhe transportimin e trungjeve të pemëve. Sipas informacioneve paraprake, në zonë ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm për transportimin e trungjeve. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë aktivizimit të kabllos së pajisjes. Pali dyshohet se kishte futur pa e kuptuar këmbën në kabllo dhe, në momentin kur ajo u vu në lëvizje, është goditur rëndë. Pavarësisht ndërhyrjes, 35-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për...