I la fishek dhe letër kërcënuese te dera/ 56-vjeçari në Vorë i vuri 300 mijë €  ‘gjobë’ kushëririt, arrestohet nga Policia (EMRI)

I la fishek dhe letër kërcënuese te dera/ 56-vjeçari në Vorë i vuri 300 mijë € ‘gjobë’ kushëririt, arrestohet nga Policia (EMRI)

pamje nga arrestimi VORË- Një 56-vjeçar i identifikuar si Ardian Muka është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kërcënuar kushëririn e tij dhe familjarët e tij me qëllim për t’u marrë shumën prej 300 mijë eurosh. Sipas Policisë, ngjarja u denoncua nga shtetasi E. M., i cili kishte gjetur në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve. Në letër, sipas uniformave blu, kërkohej dhënia e shumës prej 300 mijë eurosh. Gjatë kontrollit në banesën e 56-vjeçarit, policia sekuestroi municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe një aparat celular. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”. Kanosi kushëririn e tij dhe...