I kërkuari për vrasje në Maqedoninë e Veriut tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet në Morinë
Një 31-vjeçar nga Turqia është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi akuzohet për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe tentoi të hynte në Shqipëri. Në pranga ka rënë Burak Kocagurbuz, 31 vjeç, shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut për vrasje, bazuar në vendimin e lëshuar më datë 27.10.2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. Ndërkohë, pritet ekstradimi i tij drejtë Maqedonisë. Njoftimi per shtyp Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje, shtetasin turk B. K., 31 vjeç, banues në Turqi. Nga verifikimet e kryera rezultoi se...
Burimi:
syri.net