“I heq kapelën”, Gonçalo Ramos zbulon arsyen pse humbi penalltinë e dytë ndaj Atalantës

“I heq kapelën”, Gonçalo Ramos zbulon arsyen pse humbi penalltinë e dytë ndaj Atalantës

19 Tetor 2026 19:25 Telesport Milan fitoi mbrëmë 3-2 ndaj Atalantës, në sfidën e luajtur në “San Siro”, e cila mund të kishte përfunduar me rezultat më të thellë, nëse Gonçalo Ramos do të ishte treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Portugezi u tregua i saktë në penalltinë e parë, por jo në të dytën, e cila u prit nga portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi. “Te penalltia e parë, u ndala dhe vëzhgova portierin. Te e dyta, desha të ndryshoja qasje, sepse mendova se ai do të priste që unë të ndalesha. Nuk e bëri, ndaj i heq kapelën portierit të Atalantës”, tha Ramos në intervistën pas ndeshjes. Ndër të tjera, sulmuesi portugez zbuloi dhe kërkesën që trajneri Ruben Amorim i ka...