‘I futi fashat në gjoks dhe duart brenda plagës’, si e shpëtoi kirurgu policin e qëlluar gjatë sulmit në Krakov
Një ndërhyrje e menjëhershme nga dy kirurgë, të cilët rastësisht ndodheshin pranë Sheshit Kryesor të Krakovit në Poloni, besohet se ka shpëtuar jetën e një polici të plagosur rëndë gjatë një sulmi të armatosur që la gjashtë persona të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur. Profesor Michal Pędziwiatr ka vlerësuar ndërhyrjen e kolegut të tij, doktor Mateusz Wierdak, i cili i dha ndihmën e parë njërit prej dy policëve të qëlluar gjatë përpjekjes për të neutralizuar sulmuesin. Sipas tij, veprimi i kirurgut mund të ketë qenë vendimtar për mbijetesën e efektivit. Ngjarja që ndodhi të shtunën, pak para orës 15:00 sipas kohës lokale, në qendrën historike të Krakovit. Dy mjekët po drekonin me familjet e tyre pranë sheshit, kur dëgjuan të shtëna armësh dhe...
Burimi:
syri.net