I frymëzuar nga 11 shtatori, bashkëpiloti i Flydubai planifikoi përplasjen e avionit në Tel Aviv

I frymëzuar nga 11 shtatori, bashkëpiloti i Flydubai planifikoi përplasjen e avionit në Tel Aviv

Bashkëpiloti i një avioni të kompanisë ajrore Flydubai, i cili sulmoi kapitenin gjatë fluturimit më 30 shtator, kishte planifikuar ta përplaste avionin në aeroportin ndërkombëtar të Tel Avivit, në Izrael. Detajet janë bërë publike nga prokurori i përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe. Sipas hetimeve, bashkëpiloti me shtetësi nga Omani ishte frymëzuar nga sulmet terroriste të Al-Kaedës më 11 shtator 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria bëri të ditur se ai synonte të shkaktonte numrin më të madh të mundshëm të viktimave. Sipas mediave shtetërore, hetimet zbuluan se ai kishte plotësuar kërkesat profesionale dhe të sigurisë për t’u punësuar si pilot. Ai kishte licencë fluturimi, kishte dorëzuar një dëshmi të sjelljes së mirë dhe kishte kaluar kontrollet e kërkuara. Megjithatë, më herët atij...