I dha tjetër dimension Besëlidhjes, Hima në pritje të…Josës

I dha tjetër dimension Besëlidhjes, Hima në pritje të…Josës

Debutoi me një fitore ndaj Besës 2-1, Klevis Hima vijon t’i ndryshojë fizionominë Besëlidhjes duke vijuar me rezultate pozitive. E fundit ishte fitorja e thellë 4-1 ndaj Kastriotit të cilin e ka drejtuar kohë më parë. Nën drejtimin e tij qëndrojnë dhe kualifikimi në Kupë ndaj Sopotit 2-1 si dhe barazimi në transfertë me Burrelin 0-0 në kampionat që gjithashtu e ka drejtuar si trajner i parë. Së fundi është raportuar në media se Mirel Josa ka marrë Besëlidhjen por ende pa u ulur në pankinë. Në fakt Josa e ka mbyllur për të qenë trajner i parë që pas largimit të Plorit por disa probleme personale të trajnerit e kanë shtyrë bashkimin me klubin. Sidoqoftë, dyshja Josa-Hima kanë punuar së bashku edhe te Laçi...