I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

Sapo ka mbërritur në ambientet e gjykatës së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, mësuesi 60-vjeçar Madrid Sula. Ai dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje 13-vjeçare duke komunikuar në mënyrë të papërshtatshme me të miturën. 13-vjeçarja e cila ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike u ka treguar prindërve, fillimisht nënës e më pas babait, të cilët kanë bërë denoncim pranë policisë së Lushnjes. Pas administrimit të mesazheve dhe verifikimeve të kryera policia ka arrestuar mësuesin ndërsa materialet i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme ligjore. 60-vjeçari do të dalë sot para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Noel Veizi dhe prokuror Skerdi Sinanaj.