I dënuari për vrasjen e bashkëshortes në 2015 humb jetën në Burgun e Reçit
Një 49-vjeçar i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij në vitin 2015 është gjetur i pajetë në ambientet e dusheve të Burgut të Reçit. Shtetasi Agron Llapushi dyshohet paraprakisht se i ka dhënë fund jetës. Llapushi, banues në Çekin të Gramshit, ishte dënuar me 24 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Vendimi ndaj tij mori formë të prerë në dhjetor të vitit 2015. Ngjarja për të cilën ai u dënua kishte ndodhur në prill të të njëjtit vit. Pas kthimit nga emigrimi në Greqi, Llapushi kishte shkuar së bashku me bashkëshorten, Alketa Llapushi, në një tokë në Gramsh, ku gjatë një konflikti e kishte mbytur me duar dhe më pas i kishte shtrënguar një litar në...
Burimi:
kohajone.com