I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime në Beograd

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime në Beograd

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë, do të varroset sot në Beograd me nderime të paralajmëruara shtetërore dhe ushtarake. Arkivoli i Mlladiç, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë gjatë vuajtjes së dënimit me burgim të përjetshëm, u vendos në Kishën e Shën Lukës, ku ceremoninë mortore e udhëhoqi kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Gjatë ceremonisë, ku pjesëtarë të gardës së nderit të Ushtrisë së Serbisë qëndronin në rojë, u bënë lutje që “gjeneralit Ratko t’i faleshin mëkatet e bëra me dashje dhe pa dashje”. Porfirije tha se emri i tij “do të mbetet thellë i ngulitur në kujtesën dhe lutjet e pjesës më...