I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Italia! Pritet ekstradimi, ja sa burg duhet të vuajë
Një 64-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku është dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Policia e Vlorës njofton se arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Strike 8”, të finalizuar nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas sigurimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit. 64-vjeçari me inicialet A. B., banues në Tiranë, u lokalizua dhe u vu në pranga në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias në Itali e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim...
Burimi:
javanews.al