I dënuar me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu kërkesë Kushtetueses për rigjykim të çështjes
Laert Haxhiu, i dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e rëndë të vitit 2017 në Lushnjë, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për rigjykimin e çështjes së tij. Kërkesa është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa relatorja e çështjes është caktuar gjyqtarja Sonila Bejtja. Haxhiu pretendon se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara nga Kushtetuta. Vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), që e dënoi me burgim të përjetshëm, është lënë në fuqi fillimisht nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe më pas edhe nga Gjykata e Lartë. Haxhiu, i njohur edhe si “rivali” i Aldo Bares, ish kreut të të ashtuquajturës Bandë e Lushnjës, akuzohet për vrasjen e Zamir Latifit...
Burimi:
gijotina.com