I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh
Një operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe agjencive federale amerikane të zbatimit të ligjit ka çuar në pranga në Nju-Jork një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të dënuar dy herë me nga 25 vite burgim për tri vrasje të kryera në Qarkun e Shkodrës. Në kuadër të bashkëpunimit me agjencinë federale amerikane DSS/OCIU pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si dhe dy agjencive federale USMS (Shërbimi i Marshallëve të SHBA) dhe ICE (Agjencia e Emigracionit dhe Doganave), u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i 52-vjeçarit Valentin Ftoni. Ftoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2001. Hetimet zbuluan se ai ishte larguar nga Shqipëria duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë...
Burimi:
gijotina.com