I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia
Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare ka shkaktuar panik mes kalimtarëve dhe nxënësve të shkollave në qendër të qytetit Romano di Lombardia në Itali, teksa lëvizte i armatosur me një thikë dhe dy çekiçë të vjedhur. Ngjarja ka ndodhur pranë një stacioni autobusi ku po prisnin nxënës të shkollave të mesme. Qytetarët e alarmuar njoftuan menjëherë qendrën operative të policisë bashkiake mbi praninë e një personi në gjendje të rënduar psikofizike, të dyshuar nën efektin e lëndëve narkotike, i cili po kërcënonte kalimtarët me një thikë me teh të palosshëm. Shërbimet e policisë, nën drejtimin e komandantit Arcangelo Di Nardo, arritën të identifikonin 30-vjeçarin e njohur më parë nga forcat e rendit përmes këqyrjes së kamerave të sigurisë të bizneseve pranë vendngjarjes. Pas kërkimeve në territor,...
Burimi:
javanews.al