I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, Denis Meçe thyen “arrestin shtëpiak”, arrestohet 300 metra larg banesës

I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, Denis Meçe thyen “arrestin shtëpiak”, arrestohet 300 metra larg banesës

Denis Meçe dhe Egli Proga POGRADEC- Denis Meçe është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës për vrasjen e Egli Progës. Mësohet se Meçe është konstatuar rreth 300 metra larg banesës së tij, ndërsa ka refuzuar të shoqërohet nga policia. Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Sipas burimeve, Meçe ka qenë në shoqërinë e kushëririt të tij, Donel Lika, i cili po ashtu u vu në pranga për veprën penale “moskallëzim krimi”. Arrestimi i Meçes vjen pas dyshimeve për shkeljen e kushteve të masës së sigurisë, ndërsa pritet...