I akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ish-kreu i ARRSH-së paraqitet sërish në SPAK
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij. Gjyli ka qëndruar rreth 30 minuta në ambientet e SPAK, ndërsa është shoqëruar nga avokati i tij. Ish-drejtori i ARRSH-së ishte paraqitur edhe javën e kaluar në SPAK, lidhur me vijimin e hetimeve për çështjen ndaj tij. Gjyli është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim. Hetimet lidhen me periudhën kur Gjyli drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar. Paraqitja e sotme në SPAK është pjesë e veprimeve procedurale për vijimin e hetimit dhe administrimin e provave të nevojshme nga organi i akuzës.
Burimi:
gijotina.com