Hyseni tha “vetëm telefonata”/ SPAK dyshon ndryshe: FOTO dhe VIDEO të takimeve me Agasin
Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është marrë më herët në pyetje nga SPAK për komunikimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, ndërsa tashmë përballen me një hetim të përbashkët. Sipas burimeve, Hyseni e ka pranuar para prokurorëve se ka komunikuar me Agasin, por ka deklaruar se kontaktet kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit të shërbimit. Ajo ka pretenduar se SHISH bashkëpunon me persona të ndryshëm për sigurimin e informacionit dhe se komunikimet me Agasin kanë qenë vetëm përmes telefonit. Por hetimi i SPAK-ut ngre dyshime të tjera. Sipas të dhënave të publikuara, nga telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit janë evidentuar qindra komunikime me Hysenin, ndërsa prokuroria dyshohet se disponon edhe foto dhe video të takimeve mes tyre. Këto materiale, sipas hetuesve, mund të jenë...
Burimi:
ntv.al