Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur këtë të enjte procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke anashkaluar Kamzën. Fondi limit për këtë procedurë është 138.6 milionë lekë, ose rreth 1.4 milionë euro. Tenderi ka si objekt “Studim Projektim Ndërtim rruga Hyrje veriore e cila anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut, drejtpërdrejt me unazën e re të Tiranës”. Sipas termave të referencës të publikuara nga ARRSH, aksi i ri parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 17 kilometrash, duke nisur në pjesën jugore të nyjës së Rinasit, pranë autostradës Thumanë-Kashar, dhe duke përfunduar në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e Paskuqanit. Gjurma e rrugës do...
Burimi:
javanews.al