Hyn sot në fuqi rregullorja e re e GJKKO-Pa telefona e kamera, gazetarët me leje në gjyq, Dhoma e Avokatisë mbledh Këshillin
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot hyjnë në fuqi kufizimet e Rregullores së re të Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës” nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Kufizimet janë vendosur kryesisht për median dhe avokatët. Lidhur me rregullat ndaj avokatëve, të cilëve u ndalohet mbajtja dhe përdorimit i telefonave celularë, laptopëve dhe tabletëve brenda sallave të gjyqit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhë Këshillin Drejtues për të mbajtur një qëndrim. Lidhur me kufizimet kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, profesor doktor Maksim Haxhia, është shprehur më herët se "Telefoni është mjet pune, është një studio ligjore lëvizëse për një avokat". Haxhia gjithashtu paralajmëroi edhe bojkot të seancave. Çfarë ndalohet me rregulloren e re Në draftin...
Burimi:
zeri.ai